Statistikat e Transportit, TM3 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë (TM3) 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim: Në territorin e Kosovës, ka gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 12 mijë, ku krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 22.6%.
Transporti i mallrave me tren në TM3 2021 ishte rreth 187 mijë ton.
Sa i përket numrit të fluturimeve në TM3 2021 është 3 532, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) ka një rritje për 191%, për arsye se në vitin e kaluar, në periudhën e njëjte referuese, ishte ndaluar transporti ajror për shkak te pandemisë Covid-19.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti në TM3 2021 ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) ka një rritje për 91%.