3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Maqedonia e Veriut, e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid për milion banorë

Më të lexuarat

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga Covid-19 ndërsa numër i lartë i rastesh fatale janë regjistruar në valën e katërt të pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Të shtunën ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e viktimave që janë evidentuar brenda 24 orëve.

Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani.

Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur, ndërsa 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë sqaron se, në fakt, dje në spitalet Covid u regjistruan 24 vdekje, ndërsa 17 personat e tjerë kishin vdekur gjatë ditëve të kaluara, por përmes mjekëve amë të dhënat arrijnë më ngadalë në ISHP.

“Dje, Instituti i Shëndetit Publik publikoi 41 pacientë të vdekur, nga të cilët 24 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit, 17 pacientët e tjerë të vdekur, kanë vdekur gjatë disa ditëve te fundit në spitalet private dhe në kushte shtëpiake. Për ta, të dhënat shkojnë ekskluzivisht përmes mjekëve amë dhe ISHP i publikon ato menjëherë.”

Të shtunën si pasojë e Covid-19  humbi jetën  një vajzë 18-vjeçare që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme.

Ministria thotë se vajza në Klinikën Infektive është sjellë në gjendje të rëndë me takikardi. Sipas statistikave botërore, RMV është në vendin e katërt për sa i përket vdekshmërisë nga Covid-19 për milion banorë, mbi 73 persona, përfshirë 17 shtatorin. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit