4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Forca të mëdha policore në veri, Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi

Më të lexuarat

Forca të mëdha policore janë parë sot në mëngjes në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga Qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kanë shtuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

“Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë”, kanë thënë burimet.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit