Fëmijët tuaj nuk kanë faj për ditën tuaj të keqe, për problemet me partnerin, për zhgënjimet, apo….

Më të lexuarat

Fëmijët tuaj nuk kanë faj për ditën e keqe që keni pasur. Fëmijët tuaj nuk kanë faj për problemet me partnerin tuaj. Fëmijët tuaj nuk kanë faj për zhgënjimet tuaja, e as për kohët më të këqija në punë. Fëmijët nuk kanë faj për plagët e fëmijërisë; për pikëllimet tuaja, për frikën nga zemra jote e thyer.

Ata erdhën për t’ju shëruar, për t’ju mësuar të doni në një mënyrë që kurrë nuk e keni imagjinuar. Ata erdhën për t’i dhënë jetës tuaj një kuptim që ndoshta nuk e kishit më parë. Për t’ju mësuar se si të jeni të fortë dhe të qëndrueshëm. Për t’ju mësuar se si të luftoni dhe t’i dilni në ballë çdo dite.

E kemi obligim si nëna e baballarë, t’u japim atyre një jetë të shëndetshme, të qetë, të magjishme, të mbushur me puthje, përqafime dhe prezencë.

Gabuam, është e vërtetë. Ne pengohemi dhe rrëzohemi, por duhet të dimë t’i pastrojmë plagët tona dhe të kërkojmë falje. Të mësosh të jesh nënë a baba çdo ditë nuk është e lehtë. Ne duhet të luftojmë kundër lodhjes sonë, hidhërimit, frikës, situatave të pazgjidhura.

Le të jemi të pranishëm si nëna/baballarë, të kujdesshëm, të angazhuar dhe të shqetësuar për fëmijët tanë. Është puna më e rëndësishme, ajo që lë gjurmë: të formosh njerëzimin..❤️

Në to do të jetë dashuria që vendosim në këtë rrugë gjatë fëmijërisë së tyre. Kjo është e vetmja gjë, ajo që ka mbetur. Ata meritojnë gjithë respektin tonë dhe shumë dashuri./SG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit