Si filloi krimi i parë në tokë? Mësime nga historia e Habilit dhe Kabilit

Më të lexuarat

Shënime dhe Citime, [May 14, 2026 at 10:05]
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الْآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ ۖ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ (27) لَئِن بَسَطتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي مَا أَنَا بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لِأَقْتُلَكَ ۖ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ (28) إِنِّي أُرِيدُ أَن تَبُوءَ بِإِثْمِي وَإِثْمِكَ fتَكُونَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ (29) فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ (30) فَبَعَثَ اللَّهُ غُرَابًا يَبْحَثُ فِي الْأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءَةَ أَخِيهِ ۚ قَالَ يَا وَيْلَتَا أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَٰذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءَةَ أَخي ۖ فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ (31) مِنْ أَجْلِ ذَٰلِكَ كَتَبْنَا عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَن قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَ جَمِيعًا ۚ وَلَقَدْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا بِالْبَيِّنَاتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرًا مِّنْهُم بَعْدَ ذَٰلِكَ فِي الْأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ (32)

27.Lexoju atyre (Muhammed) tregimin e vërtetë për dy djemtë e Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, e njërit iu pranua, ndërsa tjetrit jo. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të vras ty!” (Tjetri) tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.”
28.”Edhe nëse ti ngre dorën të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën time të të vras ty; unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.”
29.”Unë dëshiroj që ti të marrësh mbi vete mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e kështu të bëhesh nga banorët e zjarrit; e ky është ndëshkimi i zullumqarëve.”
30.Vetja e tij e nxiti atë në vrasjen e të vëllait, ashtu që e vrau atë dhe u bë nga të humburit.
31.Atëherë Allahu dërgoi një korb që gërmonte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. Ai tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si ky korb e ta mbuloj trupin e vëllait tim?” Dhe mbeti i penduar.
32. Për këtë (shkak të vrasjes), Ne u përcaktuam bijve të Israilit se: kush vret ndonjë njeri pa pasur ai vrarë dikë, ose pa bërë ndonjë shkatërrim në tokë, është sikur t’i kishte vrarë të gjithë njerëzit; e kush e ngjall (e shpëton) atë, është sikur t’i kishte ngjallur të gjithë njerëzit. Atyre u erdhën të dërguarit Tanë me argumente të qarta, po edhe pas kësaj, shumë prej tyre e tepruan me krime në tokë.

El Maide 27-32. Shënime dhe Citime, [May 14, 2026 at 11:04]
👆 Këto ajete kuranore nga surja el-Maide, përshkruajnë fillimin e krimit dhe vrasjen e parë mbi faqen e tokës përmes historisë së dy bijve të Ademit (Habilit dhe Kabilit).

🔹 Lidhja me kontekstin e sures

– Lidhja e këtyre ajeteve fisnike me ato (ajete) që vijnë para, në të njëjtën sure, është se hebrenjtë e xhelozuan të Dërguarin e Allahut ﷺ për profecinë dhe shpalljen. Kështu, sikur Allahu i Madhëruar i kërkon Profetit që tu thotë atyre: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.”

– Ndërsa lidhja e këtyre ajeteve me ato që vijnë pas, është se Allahu i Madhëruar, para se të ligjësonte për ne kisasin (ndëshkimin e barabartë) dhe të sqaronte rregullat e tij, na tregoi se si filloi krimi dhe si ndodhi krimi i parë i vrasjes në tokë.

– ​Gjithashtu, në këto ajete fisnike, mësojmë se si i josh smira njerëzit e saj; duke na treguar se si njëri nga bijtë e Ademit e xhelozoi vëllain e tij, sepse i ishte pranuar kurbani dhe këtij nuk i ishte pranuar, dhe kështu e vrau atë për këtë arsye.
Ndërsa Profeti ﷺ ka thënë:
“Tek ju ka depërtuar sëmundja e popujve para jush: zilia dhe urrejtja. Vërtetë ajo (urrejtja) është ‘rruajtësja’; nuk po them se rruan flokët, por rruan fenë.”

Smira ishte ajo që e nxiti Iblisin të mos i bënte sexhde Ademit.
​Ai tha: “Mua më krijove nga zjarri, ndërsa atë e krijove nga balta.” [Al-A’raf: 12]
​Ai refuzoi t’i bënte sexhde Ademit si nderim dhe si zbatim i urdhrit të Allahut të Madhëruar drejtuar atij për sexhde, (siç tregohet) në këto ajete fisnike. Shënime dhe Citime, [May 14, 2026 at 14:48]
👆Gjithashtu, në këto ajete shfaqen dy lloje njerëzish:

​Lloji i mirë: Ai që nuk mund të punojë tjetër veçse të mirën; ai që i frikësohet Allahut të Madhëruar, të cilit Allahu i Madhëruar ia pranon (veprat); ai që i frikësohet Allahut të Madhëruar në çdo fjalë dhe vepër, duke thënë: “Vërtet, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve”; dhe ai, të cilin shpirti i tij nuk e bind për të bërë keq, as për të ndërmarrë mëkate të mëdha.

​Lloji i dytë: Është ai të cilit nuk i mundësohet teubeja (pendimi) dhe nuk i frikësohet Allahut të Madhëruar; ai që guxon të bëjë gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, të kryejë mëkate të mëdha dhe të bëjë trazira në tokë, pa asnjë pengesë e pa asnjë frenim.

🔹 Gjithashtu në këtë histori, del në pah se si shejtani ia zbukuron (ia bën joshëse) robit synimin e keq për të bërë mëkat; se si ia fsheh atij pasojat e mëkatit dhe se si ia zbukuron epshet, duke e thirrur drejt shpërfilljes së bindjes ndaj Allahut, Zotit të qiejve dhe tokës.
E kur ai bie në mëkat ndaj Allahut të Madhëruar, pason humbja, pendimi, poshtërimi, nënçmimi, si dhe ndëshkimi në këtë botë dhe në botën tjetër.

 

https://t.me/XVEtAkIq8Rk5ZThk/1782

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit