0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Palestinezja 66-vjeçare me makinë të vogël transporton të moshuarit në Al-Aksa

Më të lexuarat

Palestinezja 66-vjeçare, Nafisah Huways, një nga “murabitët”, siç njihen rojet vullnetare të Xhamisë Al-Aksa, me makinën e saj të vogël transporton personat e moshuar deri në xhami në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Nëna e katër fëmijëve foli për ndërhyrjet dhe pengesat izraelite kur bëhet fjalë për hyrjen në Aksa dhe shkeljen e të drejtave.

Huveys ka ndalesë për hyrje në kompleksin Al-Aksa. Teksa transportonte të moshuarit, ajo flet për Al-Aksa në një prononcim për Anadolu Agency (AA), e cila është xhamia e tretë e shenjtë e rëndësishme për muslimanët, ndërsa hebrenjtë besojnë se dikur aty ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Huveys nuk e di pse Izraeli i ndaloi asaj hyrjen në Al-Aksa. “Unë nuk e di pse më larguan, nuk e di përgjigjen për këtë”, tha palestinezja.

Ajo theksoi se ndalimi zgjat me vite dhe gjithmonë ia vazhdojnë. “Ndalimi për hyrjen time në Al-Aksa është vazhduar disa herë. Ata ose më ndalojnë ose më largojnë nga Al-Aksa”, tha Huveys.

Siç tha ajo, kur u përpoq të hynte në xhami për shkak të riteve fetare, ushtarët izraelitë ishin të dhunshëm.

“Kur shoh njerëzit duke hyrë në Aksa, mua gjithashtu më shtohet dëshira për të hyrë. U përpoqa dhe në fund ata më rrahën”, tha Huveys.

Pas kësaj, ajo bleu një “tuk tuk” me tre rrota, që lejohet për transportin e të moshuarve.

Ajo është e lumtur sepse i ndihmon njerëzit në këtë mënyrë.

Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të bërthamës së vjetër të Kudsit, është nën pushtimin izraelit dhe është pika e takimit të tre feve më të mëdha në botë. Pas Mesxhidul Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për muslimanët.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit