-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Përdori fëmijët si “frigoriferë” për vaksina, ideja revolucionare e mjekut spanjoll që në shekullin e 19-të shpëtoi mijëra jetë njerëzish

Më të lexuarat

Francisco Javier de Balmis ka përdorur fëmijët me qëllim që vaksinën kundër fruthit të ruaj gjatë udhëtimit drejt kolonive spanjolle, shkruan The Guardian.

Kur Francisco Javier de Balmis lundroi me anije nga Spanja në vitin 1803 me qëllim që banorët e kolonive spanjolle të vaksinoheshin kundër fruthit, nuk kishte një mënyrë apo pajisje që do ta ruante dhe ta mbante të freskët vaksinën dhe të përdorej, kështu përdori fëmijët si “frigoriferë”, transmeton Telegrafi.

Një ekspozitë e dokumenteve për udhëtimin e Balmisit është hapur në arkivat e përgjithshme në Sevila dhe në dokumentet që do të ekspozohen nga 15 shtatori, për herë të parë do të zbulohen emrat dhe vitet e fëmijëve që mundësuan ndoshta misionin e parë humanitar në histori.

Kuratori i ekspozitës, Manuel Alvarez, e përshkroi atë si “një përkushtim për të gjithë profesionistët shëndetësorë që kanë luftuar dhe po luftojnë kundër COVID-19”.

Fruthi kishte mbytur miliona njerëz në Evropë gjatë shekullit 18-të, para se mjeku anglez Edward Jenner të zbulonte në vitin 1796 që fruthi dhe lia që sulmonte bagëtinë funksiononte si vaksinë.

Balmis, që ishte mjek në ushtri dhe përkthyes i çështjeve mjekësore, bindi mbretin spanjoll Carlos IV, vajza e të cilit vdiq nga fruthi, që të financojë ekspeditën filantropike mbretërore në kolonitë spanjolle – me qëllim që të mund të vaksinonte popullatën.

Qëllimi i atij misioni vizionar ishte vaksinimi i popullatës, por edhe krijimi i qendrave të vaksinimit në mënyrë që të kontrollohej çdo epidemi e ardhshme, shkruan The Guardian.

Ekspedita filloi me nisjen me varkë nga porti i Korunës në pjesën veriperëndimore të Spanjës me 22 bonjakë. Në mesin e tyre ishte edhe djali 9-vjeç i Isabela Zendal, që drejtonte një jetimore lokale. Zendal kujdesej për fëmijët në varkë dhe punonte si infermiere.

Meqenëse vaksina mund të mbijetonte vetëm 12 ditë “in vitro”. Balmis, infektonte me linë e bagëtisë nga dy fëmijë çdo dhjetë ditë, me qëllim që më pas nga flluskat e tyre të infektonte fëmijët e tjerë derisa të mos arrinin në destinacion me serumin e freskët dhe të përdorshëm, me të cilin vaksinoheshin njerëzit.

Pas infektoheshin këta fëmijë qëllimisht, ata kuroheshin dhe nuk liheshin assesi të vdisnin. Edhe pse nga perspektiva e sotme një metodë e tillë e ruajtjes së vaksinës mund t’i duket dikujt barbare – asokohe ishte diçka normale. Jenner vaksinën e tij e ka testuar te një djalosh 8-vjeçar.

Fëmijët, 22 prej tyre mbetën në Meksikë, derisa Balmais rekrutoi 26 tjerë me të cilët nga Akapulko shkoi në Filipine. Dokumentet tregojnë se bëhej fjalë për punonjës meksikanë të moshës nga 4 deri në 14-vjeç, prindërit e të cilët ia dorëzuan Balmisit në këmbim të parave. Disa janë përshkruar si “spanjollë” e disa tjerë si “të përzier”.

E kur Balmis përfundoi ekspeditën, rreth 300.000 njerëz në Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine e Kinë janë vaksinuar – dhe atë pa pagesë.

“Strategjia që Balmis e përdori ka qenë e lirë dhe një ide gjeniale që vaksina të arrijë në gjendje të mirë në Amerikë”, ka thënë Alberto Garcia Basteiro, epidemiolog dhe profesor në Universitetin e Barcelonës.

“Sigurisht se një strategji e tillë do të kritikohej sot, por ndikimi dhe benefitet e ekspeditës së Balmisit nuk mund të mohohen”, ka shtuar ai.

E një spital në Madrid që luajti rol kyç në luftën kundër COVID-19, mban emrin e Izabel Zendal, kurse qeveria në Madrid operacionin e dezinfektimit të shtëpive të pleqve ku morën pjesë mbi 2.500 ushtarë e ka quajtur “operacioni Balmis”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit