2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çka është auret i gruas në mesin e grave?

Më të lexuarat

yetje:

A bën pjesë pjesa e krahut prej bërrylit e deri tek supet në auretin mes grave si dhe ndaj personave që i kemi mahrem?

Përgjigje:

Gruaja është auret për burrat e huaj, nuk i lejohet asaj që të shfaq diçka para tyre edhe po të jetë e veshur kur ka fitne. Kurse ajo që njihet për auretin e grave në mesin e grave, prej kërthize deri në gjunjë, ka të bëj vetëm brenda në shtëpi, në mesin e motrave dhe grave të tjera që janë brenda shtëpisë. Duhet të mbulohen pjesët e trupit (edhe bërryli deri te supet) edhe para grave të huaja edhe para atyre personave që janë mahrem, duke pas frikën e fitnes.

Në parim është e detyrueshme mbulimi i trupit, sidomos në ditët e sotme, duke pasur në konsideratë dukuritë negative të përhapura në mesin e grave, pasi ato e përshkruajnë njëra tjetrën dhe një gjë e tillë nuk lejohet.

Lexoni këto ajete:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre…”

“…Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre.”(Nur, 31)

Gjithashtu kujto edhe këtë thënie profetike:

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Në fund të Umetit tim do të ketë njerëz që hipin mbi disa lloj samarësh që ngjajnë si shtëpi, zbresin prej tyre tek dyert e xhamive. Gratë e tyre janë të veshura, por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Nëse do të ketë pas jush ndonjë popull, do t’u shërbejnë gratë tuaja grave të tyre, siç po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush.” (transmeton Ahmedi)

Allahu e di më së miri!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit