18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vjen përkrahja për Donika Gërvallën, paralajmërohet liberalizimi i vizave dhe arrestimi…

Më të lexuarat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, javën e kaluar mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut ku tha se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Gërvalla shtoi se Kosova do t’i kryejë detyrat e saj duke nënkuptuar se vendi ynë nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Pas kësaj deklarate të Gërvallës, kanë vërshuar reagimet e opozitës kundër saj.

Mirëpo, publicisti dhe analisti shqiptar nga Maqedonia, Emin Azemi e ka mbrojtur ministren Gërvalla, që sipas tij, ato që i ka thënë ajo, mund të gjenden në çdo Raport të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Azemi në rrjetin social facebook, shkruan se, BE-ja do t’i liberalizojë shumë shpejt vizat për Kosovën.

Ai paralajmëron edhe ish pushtetarët e Kosovës, se do të burgosën për hajni, korrupsion, për keqpërdorimini e rezervave shtetërore…

Postimi i plotë:

Ato që i tha ministrja Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnkut, mund t’i gjeni në çdo Raport të Progresit të Komsionit Evropian për Kosovën.

Ata që u desht t’ua liberalizojnë vizat qytetarëve të Kosovës, u ndëshkuan në zgjedhje edhe për këtë arsye.

BE, jo shumë larg do t’i liberalizojë vizat për Kosovën, jo për shkak të dështimeve të politikanëve të kaluar, por për shkak të kursit reformues të politikanëve të rinj.

Hajnia, korrupsioni, shndërrimi i arave në autostrada, bërja rrush e kumbulla rezervat shtetërore dhe liberalizimi i vizave nuk shkojnël bashkë.

Tani dyert e Evropës do të hapen më lehtë, sepse hajnat e Kosovës do të futen nëpër burgje dhe nuk do të kenë shansë me u tarahit nëpër metropolet e Evropës. Atyre do t’iu liberalizohen vetëm mundësitë me ba kakën ma shlirë në ndonjë birucë të Dyzit, Dubravës, Smrekovniës etj,. etj…

Kështu disi ka dashur ta shpjegojë qasjen e re ndaj liberalizimit të vizave, edhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, mirëpo avokatët e hajnave edhe kur e dëgjojnë një të vërtetë duan ta kontrabandojnë për qëllime të tyre të ulta.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit