Përgjigje:
E vërteta në këtë çështje është se urina e djalit që ende ushqehet me qumësht është fëlliqësi e lehtë, për pastrimin nga urina e tij mjafton spërkatja, d.m.th. ta përshkojë me ujë tërë vendin e lagur me urinë, duke mos e fërkuar e as shtrydhur.
E kjo, për shkak se është vërtetuar nga Profeti ﷺ se njëherë ia kanë sjellë një djalë të vogël dhe e vendosi në prehërin e tij, e ai urinoi në prehër të Profetit ﷺ. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ujë dhe ia hodhi vendit të lagur me urinë, por nuk e lau (fërkoi).
(Buhariu dhe Muslimi)
E sa i përket urinës së vajzës së vogël, duhet të lahet patjetër urina e saj, sepse esenca është se urina është papastërti dhe duhet patjetër të lahet. Por, për djalin e vogël, pamë se kishte përjashtim, sepse këtë e argumenton rasti i përmendur.”
“Kushtet e fesë” Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)