2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet fjetja e fëmijës në një shtrat me familjarët?

Më të lexuarat

Pyetje:

A i lejohet djalit të flejë me nënën ose motrën e tij, nëse ai ka mbërritur moshën e pubertetit?

***

Përgjigje:

Nëse meshkujt mbërrijnë moshën dhjetë vjeçare atyre nuk u lejohet të flenë me nënat ose motrat e tyre në të njëjtin shtrat ose mbulesë, sepse duhet të ruhet intimiteti i tyre, si dhe të shmangen shkaqet e fitnes dhe t’i mbyllet dera së keqes. I Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që fëmijët të ndahen nga njëri-tjetri në shtrat nëse ata mbërrijnë moshën dhjetë vjeçare. Ai për këtë gjë ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj që të falen kur bëhen shtatë vjeç dhe goditini (për të falur namazin) kur bëhen dhjetë vjeç; dhe ndajini ata nga njëri-tjetri në shtrat.” (Ebu Daudi nr. 495)

Nga ana tjetër fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e pubertetit janë të urdhëruar të marrin leje, kur të hyjnë në dhomë (shtëpi) në tri kohët kur të njerëzit (të rriturit) pushojnë (para sabahut, në drekë dhe në mbrëmje), sepse në këto kohë ka shumë mundësi që të rriturit të zbulojnë pjesët e turpshme të trupit (në dhomat e tyre). Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nur: 58)

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar ata që kanë mbërritur moshën e pubertetit që të marrin leje në këto tri kohë kur të hyjnë në shtëpi duke thënë: “Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nur: 59).

Të gjitha këto norma janë vendosur për të shmangur fitnen, për të ruajtur nderin dhe për t’i zënë rrugën së keqes. Fëmijët që janë nën moshën dhjetë vjeç lejohet që të flenë bashkë me nënën dhe motrën në shtratin e tyre, nëse ata kanë nevojë për përkujdesje, pasi feja nuk e shtrëngon gjykimin në një situatë të tillë, nëse ata janë të sigurt nga fitneja. Nëse ky kusht është evident, atëherë ata mund të flenë të gjithë së bashku në të njëjtin ambient, por gjithsecili në një shtrat më vete, ky gjykim vlen edhe nëse kanë mbushur moshën e pubertetit.

Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/fatawaDetails.aspx?View=Page&PageID=1309&PageNo=1&BookID=2

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit