0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A lejohet pirja e ujit në këmbë?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet pirja e ujit në këmbë?

***

Përgjigje:

Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush pi në këmbë, atëherë le ta vjellë”.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Ajo që bëhet e qartë, Allahu e di më së miri është se ky hadith është agroguar, sepse Profeti ﷺ ka pirë duke qenë në këmbë disa herë dhe nuk e vjellur atë.

Po ashtu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Disa njerëz thonë se nuk lejohet të pihet duke qenë në këmbë. Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj duke thënë: Jo, kjo është gabim. Profeti ﷺ ka pirë duke qenë në këmbë po ashtu dhe ulur. Pirja në këmbë është e lejuar, porse më e mira është kur pi ulur.

Ngase saktësohet nga i Dërguari ﷺ të dyja format e pirjes (ulur dhe në këmbë). Rregulli thotë: “Nëse ai urdhëron për diçka pastaj vepron të kundërtën e saj kjo tregon dhe urdhri nuk është obligim, por është më e mira”.

El-Feuaidul ilmijeh mined-durus el-bazijeh vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit