-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia po e përgatit terenin që ta sjell Rusinë në Ballkan!

Më të lexuarat

Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që politika maqedonase, e sidomos ajo e Gruevskit në vitet e fundit mundohet të afrohet më shumë se sa është e nevojshme me Federatën ruse.
 
Nëse vetëm analizohet reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni do të mund të vërehet se i gjithë shqetësimi i rusëve janë çështjet territoriale. Ata mundohen ta fajësojnë Kosovën dhe ta karakterizojnë atë si një vatër e konflikteve dhe vend ku nuk mbretëron sundimi i ligjit dhe rreziku kinse gjithmonë vjen prej aty.
 
Pa pasur asnjë dëshmi a argument se çfarë dhe kush u fsheh ndaj këtij “sulmi” në Gushincë, akuza e ishte e njëjtë nga treshja Maqedoni – Serbi – Rusi, fajtor Kosova.
 
Por në fakt cila është lidhja ruse me atë maqedonase. Shumë herë kreu shtetëror i Maqedonisë, Ivanov dhe Gruevski kanë dashur të bëjnë paralelizëm ndërmjet BE-së dhe NATO-s karshi Rusisë. Gjithmonë duke dashur të theksojnë se alternativë e jona mund të jetë edhe Rusia, edhe pse zyrtarisht gjithmonë kanë deklaruar se prioritet i Maqedonisë mbeten integrimet euro-atlantike.
 
Rusia nga ana tjetër vazhdimisht me forma e metoda të ndryshme po pundohet që të jetë aktive në Ballkan edhe pse këtë ndikim e kishte humbur që në kohën kur Serbia u bombardua nga NATO.
 
Megjithatë, politika e re e Putinit po mundohet vazhdimisht që të inkurajojë shtetet që ende nuk janë anëtare të NATO-s. Bile, kishte edhe deklarata të zyrtarëve të lartë të ndërkombëtarëve të cilët thanë se Rusia nëpërmjet Greqisë po e bllokon Maqedoninë që të inkuadrohet në NATO.
 
Aktualisht duket ser Rusia është e koncentruar në rajonin e Detit të Zi e sidomos në Ukrainë, por “vrimat e zeza” territoriale janë kafshata më e këndshme për politikën ruse.
 
Me deklaratat e pamatura dhe pa dëshmi që policia maqedonase i dha për situatën në Gushincë dhe reagimi që vjen nga Rusia vetëm se po vërteton që qeveria maqedonase po e përgatit terrenin që politika ruse të ketë më shumë hapësirë në Maqedoni e në Ballkan.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit