1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli vazhdoi sot sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit, shkon në 40 numri i viktimave – palestinezët shkrepën mbi 1050 raketa për 38 orë

Më të lexuarat

Aeroplanët ushtarakë të Izraelit dhe forcat palestineze sërish janë përplasur mes vete në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, ka bërë thirrje për ndërprerje të konfliktit duke paralajmëruar që “situata” mund të eskalojë dhe të çojë drejt një lufte”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Mbrojtjes në Izrael, kanë njoftuar se për 38 orët e fundit mbi 1050 raketa janë shkrepur në pjesën qendrore dhe jugore të Izraelit nga ana e Hamasit.

Por ishte sistemi kundërajror “kupola e çeliktë” që ka shpërthyer në ajër disa prej raketave të Hamasit, që u shkrepën nga Gaza në drejtim të Izraelit.

“Nuk do të tolerojmë shkelje të sovranitetit të Izraelit”, ka porositur ministria izraelite e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

E policia e këtij vendi ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën, kur vetura e tyre u godit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga një raketë në qytetin e Lodit.

Gruaja në të 40-at është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, derisa personi tjetër ka vdekur në spital, e mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për një vajzë 7-vjeçare.

Edhe personi i tretë besohet të jetë plagosur në sulmin me raketa. E si rezultat i sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli mbi Gaza, kanë humbur jetën të paktën 35 persona, përfshirë 12 fëmijë.

Ndërkaq ushtria izraelite ka bërë të ditur se kanë vrarë 15 ekstremistë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, raketat kanë goditur sërish Tel Avivin, e deri më tani nuk ka ndonjë raportim për viktima.

Forcat mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se aeroplanët e tyre kanë “neutralizuar” figura kyçe të Inteligjencës së Hamasit – Hasan Kaogi, shef i njësisë ushtarake të zbulimit dhe zëvendësit të tij Vali Isa, njëherit udhëheqës i divizionit të kundërzbulimit.

Numri i viktimave është rritur në 40, 35 në Gaza dhe pesë në Izrael, kurse aeroplanët izraelitë në orët e para të mëngjesit kanë vazhduar bombardimet në Rripin e Gazës si dhe ndaj caqeve të Hamasit në qytetin Tal al Hava në jug të Gazës.

Në anën tjetër, forcat palestineze ia kanë mësyrë me breshëri raketash mbi Tel Aviv, Bershib dhe qytetet e tjera izraelite. Ministri i Mbrojtjes, Beni Ganc, ka paralajmëruar se ky është vetëm “fillimi” i sulmeve izraelite, derisa lideri i Hamasit, Ismail Nanieh i është kundërpërgjigjur duke thënë se janë të gatshëm për eskalim të situatës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit