18.5 C
Pristina
E martë, 15 Qershor, 2021

Shefi i OKB-së kërkon t’i jepet fund menjëherë “përshkallëzimit spiral” në Izrael dhe Palestinë

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se “përshkallëzimi spiral” në Izrael dhe Palestinë menjëherë duhet të marrë fund, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se Guterres është “thellësisht i trishtuar kur mëson për numrin gjithnjë e më të madh të viktimave, përfshirë fëmijë, nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, si dhe për viktimat izraelite nga raketat e lëshuara nga Gaza”.

“Forcat izraelite të sigurisë duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të kalibrojnë përdorimin e tyre të forcës. Hedhja e raketave dhe mortajave pa kriter drejt qendrave të popullsisë izraelite është e papranueshme”, shtoi Dujarric.

Gjatë muajit të Ramazanit, autoritetet izraelite kanë ngacmuar dhe sulmuar besimtarët muslimanë në mes të lutjeve brenda xhamisë Al-Aksa, si dhe kanë kërcënuar se do të dëbojnë dhjetëra familje palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor të pushtuar.

Tensioni u përhap nga Kudsi Lindor në Rripin e Gazës pasi grupet palestineze në Gaza u zotuan se do të hakmerren për sulmet në Al-Aksa dhe për dëbimet e mundshme në lagjen Sheikh Jarrah.

Deri më sot, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 28 palestinezë, përfshirë dhjetë fëmijë, si dhe kanë plagosur mbi 150 të tjerë. Dy izraelitë janë vrarë nga sulmet me raketa./aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit