Trump për marrëveshjen me Iranin: Është memorandum mirëkuptimi, mbetet subjekt i ndryshimeve

Më të lexuarat

“Nëse udhëheqësit e Iranit nuk sillen mirë, SHBA-ja do të rifillojë hedhjen e bombave në territorin e tyre”, paralajmëroi Trump.

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se marrëveshja e shpallur me Iranin këtë javë është një “memorandum mirëkuptimi” dhe mbetet subjekt i ndryshimeve, transmeton Anadolu.

“Nëse nuk më pëlqen, do të kthehemi të qëllojmë kundër tyre”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

“Nëse udhëheqësit e Iranit nuk sillen mirë, SHBA-ja do të rifillojë hedhjen e bombave në territorin e tyre”, paralajmëroi Trump.

Washingtoni dhe Teherani arritën armëpushim të përkohshëm këtë prill përmes ndërmjetësimit pakistanez përpara se të shpallnin një marrëveshje kornizë të hënën për t’i dhënë fund konfliktit. Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit