7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Partia e Macronit do ta tërheqë kandidaturën e anëtares sepse ishte fotografuar me hixhab

Më të lexuarat

Stanislas Guerini, udhëheqësi i partisë qendrore të cilës i përket gjithashtu presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të tërhiqte kandidaturën e kolegut të partisë sepse ajo ishte fotografuar e veshur me shami në kokë për qëllimin e krijimit të një posteri parazgjedhor.

Guerini ndihmoi Macronin të formonte partinë Republika në Lëvizje (LREM) në vitin 2016.

Ai reagoi ndaj veprimit të inxhinierës, Sara Zemmahi e cila është kandidate në qytetin Montpellier. Zemmahi, së bashku me tre kandidatë të tjerë, u fotografua e veshur me shami.

Fotoja u shpërnda në Twitter nga Jordan Bardella, një deputet i Partisë Kombëtare të ekstremit të djathtë (RN), dhe më pas reagoi ndaj Guerini.

“Theksimi i veçorive fetare në materialet zgjedhore nuk është në përputhje me vlerat e LREM. Ose kandidatët do të ndryshojnë foton ose LREM do të tërheq mbështetjen për kandidaturën”, shkroi Goerini në Twitter.

Në Francë, zbatohet një formë e sekularizmit e quajtur laicizëm, e cila lindi si rezultat i ndarjes së rreptë të shtetit dhe kishës. Është e ndaluar të shfaqen simbole fetare në shkolla dhe dëshira e ekstremit të djathtë është që ky ndalim të zbatohet për tërë hapësirat publike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit