Nga e hëna më 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C.
Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ministria e Arsimit ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.