7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Izraeli kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Avionët dhe helikopterët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asnjë viktimë nuk u raportua pas sulmit, sipas reporterit të AA-së në terren.

Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkasin grupit palestinez të rezistencës Hamas, një fabrikë municionesh dhe një tunel, i cili përdorej për bartjen e armëve në Gaza.

Sulmet erdhën pasi një raketë u hodh nga Gaza.

Autoritetet e Gazës ende nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth sulmeve ajrore.

Rripi i Gazës me popullsi të dendur ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës.

Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare.

Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 11.000 u plagosën në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit