Qendra Islame Al-Azhar e Egjiptit rikonfirmoi Fetvanë (dekretin fetar) të lëshuar më parë që thotë se injektimi i vaksines kundër koronavirusit nuk do të prishte agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Qendra Elektronike e Fetvave e Al-Azharit në një deklaratë të martën tha se është në rregull që muslimanët të vaksinohen me vaksinën e koronavirusit gjatë agjërimit në Ramazan.
Duke vënë në dukje se të gjitha vaksinat e koronavirusit kanë për qëllim forcimin e sistemit të imunitetit të trupit, deklarata tha se këto vaksina nuk konsiderohen një lloj ushqimi ose pije.
Sidoqoftë rekomandohet nëse është e mundur, injeksioni i koronavirusit në Ramazan të bëhet pas Iftarit.
Qëndrim të njëjtë me këtë të Al-Azharit kanë edhe shumë akademi të së drejtës Islame dhe institucione të fetvasë gjithandej nëpër botë. /Mesazhi.com