7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Turqia u bën thirrje aktorëve që të mos përkeqësojnë krizën në Siri

Më të lexuarat

Ankara
Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Turqisë u bëri thirrje aktorëve në Siri të ndalojnë veprimet që mund të përkeqësojnë krizën e vazhdueshme humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim tre orësh të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, zyrtarët e lartë turq diskutuan politikën e jashtme, terrorizmin dhe zhvillimet rajonale, thuhet në një deklaratë e Këshillit i Sigurimit Kombëtar.

Këshilli akuzoi gjithashtu qeverinë greke për rritjen e politikave të saj kundër Turqisë pavarësisht thirrjeve të Ankarasë zyrtare për dialog, duke thënë se Athina në vend të kësaj duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Në lidhje me krizën në Mesdheun Lindor, në kumtesë thuhet se vendet nga jashtë rajonit duhet të marrin një pozicion neutral dhe një qasje të përbashkët duke mbrojtur të drejtat dhe përfitimet e ndërsjella.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare nga Greqia dhe administrata e qipros greke, duke theksuar se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe turqve qipriotë.

Ankaraja zyrtare vitin e kaluar dërgoi disa anije eksploruese për të kërkuar energji në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Liderët turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së problemeve në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit