Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se deri me tani institucioni i vetëm që nuk është korruptuar dhe ka mbetur i dinjitetshëm është Avokati i Popullit. Siç ka thënë ai, tjerat institucione janë të kapura dhe të korruptuara.
Limaj ka thënë se njerëzit në institucionet e Kosovës kanë harrur se aty janë për të kryer punë e jo për tu pasuruar për vete.
“Në këtë vend nuk është mbetur t’i besohet askujt. Institucionet janë të kapura dhe te korruptuara komplet”, ka thënë Limaj për “Rrokum TV”.
Kurse, sa i përket rasteve të fundit të MTPT-së, Limaj ka përsëritur se ka fakte të mjaftueshme për të nisur hetim ndaj linçimeve dhe akuzave që po bëhen.
Ai ka thënë se liderët tanë në tema të renda e kanë zakon të heshtin, derisa, sipas tij, për të prerë shirita janë të parët.
“…por ne nuk do të lejojmë të heshtin dhe të fshehin faktet. Në do të kërkojmë të drejtën tonë. Drejtësia nuk guxon ta bëjë këtë. Nëse ndodh fshehja dhe heshtja kjo më nuk është drejtësi, kjo është diçka tjetër”, ka thënë Limaj.
Deputeti Limaj ka thënë se nuk kalohen këto çështje me llafe dhe kafe, por sipas tij këtu duhet të vihet drejtësia dhe ligji.
” Nuk dua të merrem me kafe e llafe. Dua të flas drejtësia dhe jo politika”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se është duke pritur edhe disa fakte dhe më pastaj do të flas më konkretisht për këtë çështje.
” Kemi me fol shumë. Kam çka të them boll. Kjo do të shihet kur të vije koha”, ka thënë i pari i Nismës.
Fatmir Limaj po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përgjohen në mënyrë ilegale.
Ai ka thënë se pre e tyre ka rënë edhe ai, por sipas tij në rastin e MTPT-së, “sms”-ët i janë montuar dhe janë përdorur si prova. /Rrokum/.kohaislame