3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A mund t’i rezistojë kompania juaj një krize?

Më të lexuarat

Kthimi i një ideje sipërmarrëse në një sipërmarrje fitimprurëse të qëndrueshme nuk është diçka e vogël dhe ka sfidat e veta gjatë rrugës. Pavarësisht nëse dëshironi të filloni tani ose nëse tashmë keni një biznes ekzistues, këtu janë pesë këshilla për të siguruar suksesin tuaj:

Gjeni tematikën tuaj

Premisa e çdo startup-i të suksesshëm është të bëjë diçka ndryshe ose më mirë. Por mos u ndalni këtu. Vazhdoni të përsosni idenë tuaj në mënyrë që të bëheni lider në industrinë tuaj.

-”Kur hartoja planin e biznesit të firmës sime, kuptova se kishte vetëm një model rekrutimi bazuar në variablin e kompensimit. Unë vendosa të bëj diçka ndryshe dhe solla një model të ri rekrutimi në treg. Duke vendosur një model unik për të gjetur dhe gjykuar kandidatët, biznesi im ishte në gjendje t’u shërbente klientëve tanë, si dhe të siguronte një vend në këtë fushë.

Investoni në njerëzit më të mirë

Një nga sfidat më të mëdha që kanë sipërmarrësit është gjetja e njerëzve që ndajnë të njëjtin pasion me ta. Fillon me punësimin e njerëzve të mirë, por vazhdon ndërsa ju aftësoni punonjësit tuaj për pozita me përgjegjësi më të madhe. Ky proces nxjerr në pah “sipërmarrësin” brenda udhëheqësve dhe krijon një rrugë për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Mendoni për mënyra përtej pagës për të investuar te punonjësit tuaj. Si mbajtës kryesor i familjes, unë doja të ndërtoja një kompani me një përkushtim dhe një ekuilibër përsa i përket punës dhe jetës dhe gjeta profesionistë të tjerë që ndanin këtë qëllim. Komunikoni hapur dhe sinqerisht në mënyra që ndërtojnë besim dhe respekt, si ndarja e financave të kompanisë dhe krijimi i shumë përfitimeve për punonjësit.

Ndërtoni dhe shfrytëzoni rrjetin tuaj

Nuk mjafton të keni një ide të shkëlqyer. Si fillestarë, ju duhet të gjeni mënyra për të përhapur fjalën dhe këtu hyn në lojë rrjeti juaj. Mos kini frikë të kërkoni që të tjerët t’iu japin “një dorë”. Ndoshta do të habiteni se sa të gatshëm janë ata për të ndihmuar.

Menaxhoni stuhitë

Pavarësisht nga liria dhe aftësia për të zgjeruar të menduarin tuaj, që vjen me shndërrimin në shef të vetes, problemet mund të sprovojnë aftësitë tuaja të menaxhimit.

-”Ky ka qenë një nga mësimet e mia më të mëdha kur ngjarjet e 11 shtatorit kërcënuan ekzistencën e firmës sime, pavarsisht rritjes së qëndrueshme disavjeçare. Si kundërpërgjigje, ekipi im krijoi një plan për të rekrutuar punëtorë thelbësorë së bashku me Kryqin e Kuq Amerikan dhe arritëm të rekrutonim 100 punëtorë të trajnuar në 100 ditë. Kjo përvojë na dha mjetet për të përballuar krizat e ardhshme duke zhvilluar një plan veprimi inteligjent. Të udhëhequr nga motoja “Ne jemi të gjithë së bashku”, ekipi ynë flet rregullisht dhe sinqerisht për sfidat përpara dhe se si mund t’i përballojmë ato”, – tregon sipërmarrësja Kathleen Duffy.

Jepni dhe ju

Si një startup ose biznes i vogël, ju mund të mendoni se mundësitë për t’i kthyer komunitetit janë të kufizuara. Në realitet, ka potencial të pakufizuar. Mendoni se si mund t’u jepni ekspertizën tuaj grupeve profesionale dhe të biznesit, ose si mund ta mblidhni ekipin tuaj për një kauzë kuptimplotë. Bërja e kësaj është jo vetëm e mirë për biznesin, por gjithashtu rrit moralin.

ENTREPRENEUR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit