8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A bën të shikohen serialet për dashuri?

Më të lexuarat

Pyetje:
A më lejohet ta shikoj një serial (TV show) në të cilin flitet për një dashuri të vërtetë por personazhet janë myslimanë?

***

Përgjigje:

Emrin e myslimanit e bartin shumë njerëz sot në botë, por veprat e tyre shpeshherë nuk përkojnë me fenë, të cilës i takojnë.

Shikimin e serive të sotme nuk ka kurrfarë elementi që e arsyeton e sidomos kur bëhet fjalë për seri me përmbajtje dashurie. Aty, përveç se do të shikonit gjëra të ndaluara prej më të ndryshmeve, do të fitoni, ndoshta pa e hetuar fare, një “edukatë” të dashurisë, e cila do të ketë ndikim negativ dhe do ta rrezikojë mirëqenien tuaj në dashuri edhe në të ardhmen.

Motër e nderuar, merruni me studimin dhe thellimin e diturive fetare islame, ku do të përfitoni sistemin më origjinal dhe më përparimtar për të gjithë njerëzit e veçanërisht për botën femërore. Me përgjegjësi e them se asnjë sistem nuk ju bën ta ndieni veten më njeri dhe me më shumë të drejta sesa Islami. Të tjerët femrën e përdorin si mjet, ndërsa Islami i jep asaj kuptim të qëllimit.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit