-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A lejohet shamia me ngjyra në punë?

Më të lexuarat

 

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullah!

Jam mbuluar tani afër, edhe pse para mbulesës vishesha me të gjata edhe në verë, shaminë e kam vendosur ka një muaj. Jam zyrtare dhe elhamdulillah në zyrë jam vetëm për momentin.

A lejohet që shamia (me madhësinë e duhur sipas sunetit) të jetë me ngjyra? Po hixhabi, a lejohet me ngjyrë?
Pres përgjigjen tuaj duke ju uruar përsëri Allahu ua shpërbleftë me xhenet.
Selam alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Fillimisht ju përshëndesim dhe ju urojmë për vënien e mbulesës, lusim Allahun e Lartësuar t’ju shpërblejë dhe t’ju forcojë në rrugën e Tij. Në vazhdim themi:

Në lidhje me ngjyrën e shamisë ose të mbulesës themi se nuk ekziston ndonjë ngjyrë e veçantë së cilës patjetër duhet t’i përmbahet femra muslimane gjatë mbulesës. Në tërë këtë ajo duhet të ketë kujdes vetëm në ngjyrat dhe veshjet të cilat tërheqin shikimin e kalimtarëve sikurse ngjyrat e ndezura ose shumë të hapura, ose veshjet shumëngjyrëshe në të cilat ka vizatime (lule apo diçka tjetër).
Kriteret që duhet të kihen parasysh gjatë mbulesës përfshihen në këto pika:

– Ta mbulojë tërë trupin, me përjashtim të fytyrës dhe duarve.

– Mbulesa ose rrobat mos të jenë të tejdukshme sepse qëllimi i hixhabit është mbulesa e trupit, ndërsa ai hixhab i cili është i tejdukshëm nuk e realizon këtë qëllim.

– Mbulesa të mos jetë e ngushtë që të përshkruajë trupin e femrës.

– Të mos jetë mbulesa zbukurim në veten e saj. Me një fjalë të mos jetë e zbukuruar në mënyrë që të tërheqë vëmendjen dhe të tërheqë shikimin.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit