3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pse nuk po shkarkohet ambasdori Gashi, si po e ndihmon vëllai i tij që është drejtor në AKI?

Më të lexuarat

Kreshnik Gashi drejtori i AKI-së është vëllau i ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, i cili së fundi u bë i njohur për Islamofobinë e tij me postimin e karikaturave të Pejgamberit Muhamed alejhi selam në llogarinë e tij në Twitter.

Politikanë nga të gjitha partitë kanë kërkuar marrjen në përgjegjësi të ambasadorit që ka fyer dhe lënduar ndjenjat e komuniteti musliman të Kosovës, që janë rreth 97% në të gjithë Kosovën. Ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij, e si duket arsyeja pse vazhdohet kjo heshtje dhe në të njëjtën kohë ambasadori vazhdon të bëjë postime islamofobe është se ka gjetur strehë tek vëllai i tij që është drejtor i AKI-së, i cili vie nga radhët e partisë AAK.

Me gjithë presionin e madh shoqëror e intelktual, asnjë masë administrative nuk është marrë ndaj Gashit, edhe përkundur se ndaj kësaj ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës.

Dje përmes forcës së hekurtë, kanë arrestuar një besimtarë me pretekstin se ka kanosur ambasadorin Gashi. Të ulur në karriget e buta të pushtetit, mendojnë se do të bëjnë ata çfarë duan për të shuar zërat kritik ngase e kanë forcën në dorë!

Kjo është e turpshme për një vend që i thotë vetit demokratik, ndërsa me individët që kanë probleme i përdorinë institucionet e shtetit për të shuar ata zërin që kritikon veprimet e turpshme në emër dhe paratë e pushtetit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit