-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Po thellohet deficiti tregtarë

Më të lexuarat

Gjatë muajit shkurt të këtij viti vendi kishte deficit tregtarë më të lartë prej 140.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 136,2 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti mbulon importin me 14.2 për qind. Derisa, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia.
 
“Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2015 kishte vlerën 23,3 milionë euro, ndërsa importi 163,8 milionë euro, është një rritje prej 5.7% për eksport si dhe 3.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtëtë vitit 2014”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesortë eksportit: 64.1% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.9% produktet minerale, 4.7% tekstil dhe artikuj tekstili, 4.1% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 4.1% lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.0% produktet bimore, 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 18.4% të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7% produkte të industrisë kimike, 8.2% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6% produktet bimore, 6.1% mjetet e transportit, 5.4% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.
 
Të dhënat e ASK-së tregojnë se lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%),Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%),Serbia (3.2%), Mali i zi(2.8) etj.
 
Kurse, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1%), Gjermania (10.2%),Kina (9.5%), Italia (8.3%), Turqia (7.7), Shqipëria (7.2%), Maqedonia (4.9%) etj.kohaislame
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit