Komuniteti Myslyman Shqiptar ka njoftuar se është anuluar pritja tradicionale në seli për festën e Kurban Bajram, por bëhet e ditur se falja do të kryhet në xhami sipas protokolleve të masava anti-Covid.
Kryetari i KMSH ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.”- ka shkruar mes të tjerash Bujar Spahiu.
Ceremonia qëndrore do të kryhet në xhaminë e “Kokonozit” ku falja e namazit do të kryehet duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.
https://www.facebook.com/komunitetimysliman/posts/3215085515218648