8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Forcat izraelite rrënojnë shtëpinë e re të palestinezit që po përgatitej për martesë

Më të lexuarat

Forcat izraelite shkatërruan shtëpinë e një të riu palestinez i cili po përgatitej të krijonte një fole të re për të jetuar me bashkëshorten e ardhshme në Kudsin Lindor të pushtuar, me arsyetimin se shtëpia “nuk kishte leje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale deklaruan se shtëpia që i takonte palestinezit Gazan Shukayrat në rrethin Xhebel al-Mukebber të Kudsit Lindor u shkatërrua nga ekipet komunale që erdhën në rajon të shoqëruar nga policia izraelite.

Ndërtimi i shtëpisë sapo kishte përfunduar muajin e kaluar, ndërsa Shukayrat, i cili po përgatitej për martesë, planifikonte të jetonte aty me bashkëshorten.

Izraeli vetëm këtë vit ka rrënuar 81 shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar me arsyetimin se kanë qenë “pa leje”.

Autoritetet izraelite refuzojnë pothuajse të gjitha aplikimet e palestinezëve për leje ndërtimi në Kudsin Lindor.

Ndërkaq, palestinezët thonë se kjo praktikë nga ana e komunës izraelite nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se është “pjesë e politikave për frikësimin e palestinezëve dhe hebraizimin e qytetit”.

Shumë shpesh, komuna izraelite i detyron personat që u rrënohen shtëpitë t’i paguajnë edhe shpenzimet e shembjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit