-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

O Zot, më jep vetëm atë që është e mirë për mua

Më të lexuarat

Njëherë e një kohe jetonte një hamall i cili gjithnjë lutej:
– O Zot, më jep vetëm atë që është e mirë për mua.

Një ditë kur u pyet pse gjithnjë lutej kështu, ai u përgjigj:
– Në herë u lodha duke bërë një punë, prandaj e luta Allahun: O Allah, kjo punë është e rëndë për mua. Të lutem më mundëso që ushqimin ta marr pa punë dhe mund. Një ditë në rrugë pashë dy burra duke u kacafytur mes veti dhe unë u afrova t’i ndajë. Për fat të keq njëri prej tyre, pa dashje, më goditi në fytyrë dhe më përplasi në tokë. Në atë moment, mbërritën xhandarët dhe mua bashkë me ata të dy na futën në burg. Aty e pashë që Allahu i Madhëruar e kishte pranuar lutjen time, sepse në burg nuk bëja asgjë, e ushqim kisha çdo ditë. Por, koha sa isha në burg ishte e vështirë. Atëherë kuptova që më mirë është të ushqehem me mund në liri sesa pa mund në burg. Prandaj, nga ai moment gjithnjë i lutem Allahut të Madhëruar të ma jep vetëm atë që është e mirë për mua”. /islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit