0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shpend Ahmeti pyet tërthorazi Haradinajn pse s’po flet për heqjen e taksës

Më të lexuarat

Shpend Ahmeti pyet tërthorazi Haradinajn pse s’po flet për heqjen e taksës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pyetur tërthorazi kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj se përse nuk po deklarohet për heqjen e taksës.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se pas dy vite dramë për taksën, disa përveç që janë pjesë e vendimit për heqjen e saj nuk e kanë thënë asnjë fjalë duke aluduar në ish-partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj.

“Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para takses. Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë. Sic e kam thënë edhe më fillim të 2019, të ndarë do të na sakatojnë (sikurse me taksen). Të bashkuar do të ishim shumë më të mbrojtur, por dikush më pak e dikush më shumë e kanë vetën më me rëndësi”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159922606277166

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit