Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Kosovës në Turqi.
“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu, edhe ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim, janë ndriçuar sot në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Turqia ishte ndër vendet e para të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe një ndër vendet qëka ndihmuar ndër vite Kosovën dhe popullin shqiptarë.
Ndërsa një veprim i tillë nuk është bërë nga ndonjë vend evropian, edhe pse qeveritë e kaluara për hir të servilizmit i kanë ndriçuar objektet qeveritare me ngjyrat e ndryshme të vendeve të evropiane. Po ashtu edhe flamujtë turq janë djegur dhe shkyer publikisht, ndërsa Turqia ditën e Pavarësisë së Kosovës e bënë duke ndriçuar dy objekte të një rëndësie të vecantë dhe shumë të frekunetushme./KohaIslame.com