4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nikolliq paralajmëron njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore?

Më të lexuarat

Parlamenti i Serbisë do të shqyrtojë mundësinë e njohjes formale të “pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë Jugore”, dy rajone separatiste në territorin e Gjeorgjisë.

Gjeorgjia nuk e njeh statusin e këtyre dy vendeve, të cilat me mbështetjen e Moskës zyrtare, pas luftës së fundit të vitit 2008, ato u njohën nga Rusia, Nikaragua, Venezuela , Nauru dhe Tuvalu.
Presidenti i ri serb, Tomisllav Nikolliq, e ka bërë të ditur lajmin në një intervistë dhënë “Zërit të Rusisë”, duke hedhur poshtë krahasimet midis “statusit sovran të dy republikave dhe atij të Kosovës”, pavarësinë e së cilës Beogradi ka thënë se nuk do ta njohë.
Nikolliq ka vizituar Moskën të shtunën, më 26 maj, dhe është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Deklarata e Nikolliqit për mundësinë e njohjes së shkëputjes së rajoneve separatiste në Gjeorgji, nuk ofron bazë për ndonjë shqetësim, ka thënë zëvendës ministry gjeorgjian i punëve të jashtme, Sergi Kapanadze.
Kapanadze ka thënë se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të dyja vendet, Gjeorgjia dhe Serbia, ndajnë aspirate të njejta drejt integrimit në BE./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit