Kuvajt, Topi: Do rriten investimet ekonomike kuvajtiane në vendin tonë

0
41

Kreu i shtetit Bamir Topi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kuvajt, takoi dje kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun.

Gjatë takimit kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun, vlerësoi se takime të tilla nxisin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësojnë shtimin e bashkëpunimit në mjaft drejtime me interes për të dy vendet tona.

Në këtë kuadër, ai garantoi mbështetjen në vijueshmëri të shtetit të Kuvajtit, në të gjitha hapat dhe projektet e të ardhmes së Shqipërisë, duke synuar forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe në veçanti të rritjes së shkëmbimeve tregtare-ekonomike dhe shtimit të investimeve kuvajtiane në vendin tonë.

Presidenti Topi, nga ana e tij, pasi falënderoi kryetarin e Asamblesë Kombëtare të shtetit të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun, për të gjitha konsideratat dhe përkrahjen ligjore që i jep Shqipërisë, shprehu bindjen në vazhdimin e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së komunikimit mes strukturave të ndryshme institucionale, sidomos mes strukturave përkatëse parlamentare. /E.L/kohaislame