Këngëtarja amerikane Della Miles u konvertua në Islam si pjesë e pranisë së saj në qytetin turk Stamboll, disa ditë më parë. Ky vendim vjen vetëm disa ditë pas masakrës në Zelandën së Re.
Miles, e cila ka qenë e famshme boterisht nga puna e saj me yllin e vdekur amerikan Michael Jackson dhe Whitney Heiston, publikoi përmes llogarisë së saj zyrtare ne aplikacionin “Ingestram” disa fotografi që tregonin hixhabin e saj në xhaminë e famshme te Sullltan Ahmetit në Stamboll.
Siç është publikuar në aplikacionin, kengetarja konfirmon shqiptimin e dëshmive, që do te thonë pranimin e hyrjes së një personi në fenë islame, sipas një mediumi turk.
Gazeta turke “Hurriyet” citoi këngëtaren amerikane të thoshte se ajo kishte kërkuar një ndryshim në stilin e saj të jetesës për njëfarë kohe. Ajo ka studiuar fenë islame për një kohë të gjatë dhe është duke zbuluar të gjitha detajet e saj.
Duke komentuar mbi masakrën e Zelandës së Re, ajo tha se “Islamofobia po përhapet si sëmundje në botë dhe shembulli më brutal është ajo që ndodhi në Zelandën e Re. Venat e mia ishin të ngrira dhe trupi im u shqye”.
“Islami është feja e dashurisë dhe tolerancës dhe njohja e Profetit Muhammed është një gjë e bukur për mua. Unë jam shumë e kënaqur me vendimin që kam marrë. Zoti me nderoi në jetën time duke me bere të futem në Islam”.