-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ateisti deshi ta poshtërojë gjyshen besimtare, mirëpo…

Më të lexuarat

Në një radio po transmetohej një emision i drejtpërdrejt (‘live’), ishte program kontaktues, ‎dhe aty po lajmëroheshin dëgjues të ndryshëm. Aty po flitej për problemet e përditshme të ‎njerëzve. ‎

Në program, gjithashtu, u lajmërua edhe një gjyshe plakë. Ajo po ankohej se nuk kishte ‎asgjë për të ngrënë, as miell, as kripë, as kafe, nuk kishte asgjë, por, në fund, ajo tha se ‎shpreson se Zoti edhe asaj do t’ia sigurojë furnizimin. ‎

Atë emision ishte duke e dëgjuar edhe një njeri i pasur, zotëri, përndryshe ateist, dhe ‎vendosi që të tallej me gjyshen, dhe ta poshtërojë. Ai e urdhëroi punëtorin e tij që ta ‎përgatiste një pako të mirë dhe t’ia dërgonte gjyshes te dera, por detyrimisht, t’i thoshte asaj ‎se këtë paketë po ia dërgonte – shejtani. ‎

Dhe ashtu ndodhi. Punëtori e përgatiti një paketë të mirë dhe ia dërgoi gjyshes. Gjyshja e ‎shikoi paketën, në paketë kishte miell, kafe, sheqer, mish të thatë…. gjithçka nga pak. ‎Gjyshja shumë u bë e lumtur. E falënderoi punëtorin dhe e ftoi në shtëpi për të pirë kafe.‎

‎- Eja, që gjyshja ta përgatis një kafe për ty. Do të jetë shpejtë.‎

‎- Nuk kam kohë, gjyshe, jam duke nxituar.‎

‎- Si nuk ke kohë, eja hyn. ‎

‎- Me të vërtetë nuk kam kohë. Më duhet të shkoj. Por, gjyshe, a të intereson se kush ta ka ‎dërguar këtë?‎

‎- O biri im, kjo nuk më intereson. Kur mua i dashuri Allah, ma përcakton nafakën dhe ‎vendos që unë të marr diçka, Ai e urdhëron, nëse ka nevojë, edhe shejtanin, që të ma ‎sjellë!‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit