-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shirat shkaktojnë rrëmujë në disa vise të Maqedonisë

Më të lexuarat

Shirat e fundit kanë rezultuar me dalje nga shtrati e lumenjëve, përmbytje të sipërfaqeve bujqësore, ortekë, ndërprerje të përkohshme të qarkullimit etj. Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhimin e Kriza, më së shumti,m në 24 orët e fundit, reshje pati në rajonin e Pellagonisë, Kërçovës dhe Ohrit. Rajoni i Kërçovës gjithashtu ka probleme me energjinë elektrike ndërsa më i rrezikuar nga përmbytjet është rajoni i Shtipit.

“Ka dalje nga shtrati të lumit Kozjak në Karbinc, dalje të lumit Bregallnica në fshatin Çiflig, Çeshinov dhe Obleshevë në Koçani, ndërsa është regjistruar dalje edhe në fshatin Razlovcë në Dellçevë dhe Maçevë në Berovë. Në Berovë ekziston rreziku i përmbytjes edhe të një transformatori rryme, i cili furnizon qytetin dhe rrethinën”, tha Nadica Vëçkova, Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Ndërprerje të përkohshme qarkullimi kishte edhe në rrugën Mavrovë-Dibër, por nga “Makedonija Pat” thonë se ky problem është zgjidhur.

Shërbimet e qytetit të Shkupit njoftuan se po punojnë në pastrimin e borës nga bulevardet dhe rrugët e qytetit dhe se të gjitha rrugët nën kompetencën e tyre janë të kalueshme. Gjatë natës nëpër bulevardet dhe rrugët magjistrale janë hedhur 20 tonë krip. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmëruan reshje edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa moti pritet të stabilizohet të martën. Të mërkurën sërish priten reshje, por me intensitet më të vogël. Bojana Simonoviq

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit