14.7 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Sulm ndaj një xhamie në Austri

Më të lexuarat

Në dritaret dhe derën e një xhamie në Vjenë ishin vizatuar rreth 10 kryqe me simbol nazist.

 

VJENË (AA) – Në dritaret dhe derën e një xhamie në kryeqytetin austriak, Vjenë persona të panjohur kanë vizatuar kryqe me simbole naziste, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Sipas informacioneve të imamit të kësaj xhamie, Selim Kalkavan e cila i përket Komunitetit Musliman Turk të Austrisë ka thënë për AA se kanë vënë re pas namazit të sabahut që në dritaret dhe derën e xhamisë janë vizatuar kryqe me simbole naziste dhe se janë ankuar tek autoritetet policore për rastin në fjalë. Ai theksoi gjithashtu se policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka marrë raportin e duhur.

 

Kalkavan ka theksuar se xhamia në fjalë ka qenë edhe më parë objekt i sulmeve të ngjashme ku mund të përmendet lënia e një koke derri në derën e saj disa javë më parë. “Ne mendojmë që këtë veprim e kanë bërë disa fanatikë. Nuk mund ti vëmë fajin të gjithë austriakëve. Mendoj që me vënien e kamerave ska për të ndodhur më. Kjo është kundër bashkëjetesës” ka thënë ai.

 

Kalkavan ka theksuar se ka infromuar edhe institucionet zyrtare turke të Austrisë si, Ambasadorin e Turqisë në Austri, Hasan Göğüş dhe Atasheun e çështjeve fetare të Turqisë në Austri, Fatih Karadaş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit