6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Korrupsioni në Maqedoni vazhdon të ‘lulëzojë’

Më të lexuarat

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë vendet ku lulëzon korrupsioni. Qytetarët thonë se jo vetëm që kanë dhënë mito, por e kanë bërë këtë nga detyrimi. Në Bullgari dhe vende të tjera të rajonit, më së shumti kanë dhënë para, por përveç tyre, edhe dhurata të shtrenjta. Të dhënat u shpalosën në kuadër të projekti “Për një platformë rajonale për luftë kundër korrupsionit”.

 

“Nga këndvështrimi i qytetarëve, më të korruptuar janë gjykatësit dhe pushteti, si ministrat, Parlamenti e kështu me radhë. Nga ana tjetër, në jetën e përditshme jo gjithkush kontakton me këta njerëz dhe prandaj, edhe në jetën e përditshme më së shumti korrupsion ka edhe tek arsimtarët dhe tek punëtorët komunal si dhe tek policët”, tha Todor Jallamov, Bullgari.

 

Korrupsioni ka shënuar një rënie të vogël falë zbatimit të sistemit të punës me një sportel, duke rralluar shanset që autoritetet të kërkojnë mito.

 

“Korrupsioni administrativ është fenomen masiv dhe nuk mund të kufizohet me raste individuale. Madje edhe në Turqi dhe Kroaci ku niveli i korrupsionit administrativ është më i ulët, prapëseprapë 8 deri 9% e popullatës denoncon korrupsion. Përfundimi tjetër është se anëtarësimi në BE nuk është i mjaftueshëm për reduktimin e korrupsionit”, u shpreh Daniela Minova, Qendra për studimin e demokracisë.

 

“Vetëm atëherë kur të gjitha grupet kryesore sociale dhe individët do t’i thonë “Jo” korrupsionit, do të ketë lëvizje të vërtetë. Kjo nuk është me rëndësi vetëm për qeveritë, por edhe për OJQ-të”, tha Martin Klauker, Përfaqësues i delegacionit të BE-së në Maqedoni.

 

Sipas ekspertëve, që të ulet korrupsioni, pushteti, mediat, OJQ-të dhe donatorët duhet të punojnë së bashku.

 

“Media të pavarura dhe të forta. Të ketë llogaridhënie në mënyrë që të parandalohet korrupsioni. Ligji për shpifje nuk duhet të jetë mjet që t’iu mbyllet goja atyre që denoncojnë. Korrupsioni vazhdon të pengojë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në Maqedoni”, theksoi Barton Partni, USAID.

 

Në vendet anëtarë të BE-së harxhohen 120 miliard euro, për korruptimin e autoriteteve. Verica Pavlloska

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit