4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish-ambasadori amerikan: E ardhmja e shqiptarëve është e trishtuar

Më të lexuarat

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është rikthyer në Tiranë për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar.

I ftuar në emisionin ‘Ëake up’ në Top Channel, Arvizu tregon se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.

Ai është ndalur gjatë në një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vende të BE e më gjerë.

Arvizu e komenton si një situatë të trishtë këtë fenomen dhe sipas tij, kjo vjen për shkak se shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

Ky është një problem i madh.

Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.

Por nëse largohen është një problem i madh.

Kjo, sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni.

Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.

E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, u shpreh Arvizu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit