Tre gardianë të burgut të Manastirit janë suspenduar nga puna, për shkak të dyshimeve për ushtrim të dhunës dhe maltretim të të paraburgosurëve të arrestuar lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Vendimi për përjashtimin e tyre nga puna është bërë nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Por sipas mediave, maqedonase, nga drejtoria e burgut është ndërmarrë procedura për suspendimin e tyre nga sektori për sigurim. Avokati i Popullit dhe dëshmitë e familjarëve ishin se ndaj tre të paraburgosurëve shqiptarë të arrestuar për vrasjen e pesëfishtë në burgun e Manastirit është ushtruar dhunë dhe maltretime. (Fërgim Demiri/INA/kohaislame