-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja që kalon gjatë ditës katër orë në internet (Video)

Më të lexuarat

Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja është i pasionuar pas botës teknologjike.

Përkundër moshatarëve të tij, ai është vazhdimisht i informuar nga portalet dhe rrjetet sociale, të cilave u qaset gjatë tërë kohës.
Por, i moshuari nuk i le anash edhe punët tjera të shtëpisë, e sidomos kopshtin.

Ai thotë se tashmë është bërë i varur nga bota teknologjike, dhe se ai kalon deri në katër orë në ditë duke naviguar në portale e rrjete sociale.

“Njeriu është i varur nga interneti, tash nuk po mundët pa të. E di që këshillat po jepen që të mos kalohet më shumë se dy orë në internet, por unë do të verbohem sepse po kaloj deri ne katër orë në ditë. Gjatë ditës nuk e preferoj të kyçem në internet, por në mbrëmje është mirë mu informua me zhvillimet e ditës”, shprehet për RTV Dukagjinin Ragip Rusta.

Si një person me eksperienca të ndryshme, ai informohet për qytetin e tij dhe Kosovën në përgjithësi.

“Me ble një gazetë, s’kie mundësi për t’i lexuar të tjerat, këtu në internet i ke të gjitha”, thotë ai.

Rusta me gjithë entuziazmin për rrjetet sociale dhe shpërndarjen e informacionit, shprehet i shqetësuar për ofendimet që njerëzit bëjnë në profilet e Facebook.

“Po del një lajm, për shembull një politikan, çfarë nuk folin për të, po shajnë, po fyejnë e gjithë të zezat i thonë për të. Po mor zotëri, e ke mundësinë me komentua e me ba kritika për politikanët, por nuk është njerëzore me sha”, thotë ndër të tjera Ragip Rusta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit