3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sipas verifikimeve 7 mijë fëmijë janë vrarë ose sakatuar në Siri, por shifrat janë edhe më të larta

Më të lexuarat

Në Siri, që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 e deri më tani, më shumë se 7 mijë fëmijë ose kanë humbur jetën në përleshje ose janë plagosur dhe kanë mbetur të sakatuar.

 

Në Siri, që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 e deri më tani, më shumë se 7 mijë fëmijë ose kanë humbur jetën në përleshje ose janë plagosur dhe kanë mbetur të sakatuar.

Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për Fëmijët dhe Përleshjet me Armë, Virginia Gamba, duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për gjendjen njerëzore në Siri, tërhoqi vëmendjen tek ndikimet e “pabesueshme” mbi fëmijët që lufta ka lënë të vdekur, të sakatuar, që janë përdorur si luftëtarë dhe që janë përballur me abuzime.

Ajo bëri të ditur se, që nga fillimi i këtij viti, Kombet e Bashkuara kanë konstatuar mbi 1200 shkelje ndaj fëmijëve dhe vrasjen ose gjymtimin e mbi 600 të tjerëve.

“Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 e deri më tani, më shumë se 7 mijë fëmijë ose kanë humbur jetën në përleshje, ose janë plagosur dhe sakatuar. Por kjo është vetëm shifra që ne kemi mundur të verifikojmë. Shifrat që ne nuk kemi mundur ti verifikojmë pasqyrojnë më shumë se 20 mijë fëmijë” tha Gamba.

Ajo shtoi se në Siri “fëmijët që kanë lindur gjatë luftës nuk e dinë kuptimin e fjalës paqe”.

Nga ana tjetër shumica e vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që përbëhet nga 15 anëtarë, bënë të ditur se janë të shqetësuar thellësisht nga mundësia që rajoni i radhës së përleshjeve në Siri të jetë Idlibi, ku jetojnë rreth 3 milionë civilë, të cilët janë shpërngulur disa herë. Ato bënë thirrje që të lejohen qasjet njerëzore të sigurta dhe pa pengesa.

Kurse ndihmësi i Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyanski pretendoi se në Siri nuk ka mbetur rajon i rrethuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit