Irani pak para shënimit të 35 vjetorit të Revolucionit Islamik, ka shpallur me sukses testimin e dy raketa të reja.
Ministri i mbrojtjes, Hossein Deghan, tha se testimi i raketave balistike ka kaluar ashtu siç është planifikuar dhe se ato “mund tu shmangen sistemeve antiraketore” dhe kanë kapacitet për “shkatërrim të madh”. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se presidenti, Hassan Rohani, i uroi popullit dhe liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, testimin e suksesshëm të raketave. /sotnews/kohaislame