15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Komuna vendos për rinisjen e procesit mësimor

Më të lexuarat

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, ka thënë se mësimi do të fillojë në të gjitha institucionet arsimore në Prishtinë, me përjashtim të shkollës “Meto Bajraktari”.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur nga vet Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, pas një mbledhjeje të mbajtur në Komunën e Prishtinës.
“Me të marrë shkresën nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik (IKSHP), Komuna e Prishtinës ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe pas kësaj kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Prishtinës fillojnë mësimin nesër, me përjashtim të shkollës Meto Bajraktari, meqë aty instituti ka konstatuar se duhet të riparohen disa defekte teknike, meqë ndjehet erë nafte”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Për një vendim të tillë ne i kemi pritur zyrtarët e MASHT-it prej orës 15:41 deri në 16:26. Meqë ata nuk kanë ardhur, atëherë kryetari e ka nënshkruar vendimin për fillimin e procesit edukativo-arsimor dhe komunikata ju ka shkuar mediave para orës 17:00”, ka theksuar më tej drejtori i Arsimit, Jusuf Thaçi./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit