3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Terrori me shqiptarët në shtetin e Dacicit

Më të lexuarat

Për dhjetëra mijëra shqiptarë në Serbi lufta nuk ka përfunduar. Lufta për mbijetesë, për të jetuar në vendin ku janë lindur e rritur, për t’u shkolluar me apo pa libra në shqip, dhe mbi të gjitha lufta për të qenë shqiptar.

Një vizitë në Luginën e Preshevës të rikujton hiç më pak se kohën e Slobodan Milosevicit, presionin që qenia shqiptare e kalon 24 orë në shtetin që udhëhiqet nga politikanë që dikur ishin bashkëpunëtorët më të afërt të “Kasapit të Ballkanit”.

Shtypja e shqiptarëve është identike me atë që e kanë kaluar edhe shqiptarët e Kosovës deri në vitin 1999, kohë kur edhe shkollimi me libra shqip konsiderohej krim.

Praktikat kanë mbetur të njëjta me kohën e regjimit të Milosevicit, ish-shefit të kryeministrit aktual serb, Ivica Dacicit. Përpos burgosjes së shqiptarëve të Luginës me akuzat për terrorizëm, të cilat pas disa vitesh vetë gjykatat serbe i shpallin akuza të pavërteta, çdo sulm që iu bëhet shqiptarëve të Luginës të rikujton kohën e regjimit të Milosevicit.

Në dhjetor të vitit 2008 u arrestuan 11 shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin me akuzën për krime lufte, për t’u liruar pesë vjet më pas si tërësisht të pafajshëm.

Akuzat përfshinin vrasjen dhe masakrimin e së paku 47 civilëve, ndërsa ata akuzoheshin edhe për zhdukjen e mbi 30 të tjerëve.

Shqiptarët e “Grupit të Gjilanit” po punojnë me avokatët e tyre për të menduar hapat e mëtutjeshëm, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se shteti që udhëhiqet nga urrejtja ndaj çdo gjëje shqiptare, nuk e çan kokën pse i ka mbajtur 11 shqiptarë të pafajshëm në burg.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit