0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njeriu ka “gisht” në natyrë

Më të lexuarat

Dr. Shefqet Krasniqi

Nuk ka asnjë dyshim se tërmetet që ndodhen gjatë ditëve që lamë pas, ani pse me intensitet të vogël, janë shenja me të cilat Zoti i frikëson robërit e Tij, respektivisht ua tërheq vërejtjen njerëzve se ata kanë lëshuar rrugën e Tij.

Nuk ka asnjë dyshim se tërmetet që ndodhen gjatë ditëve që lamë pas, ani pse me intensitet të vogël, janë shenja me të cilat Zoti i frikëson robërit e Tij, respektivisht ua tërheq vërejtjen njerëzve se ata kanë lëshuar rrugën e Tij. Madje jo vetëm tërmetet, por çdo gjë që ndodhë në këtë gjithësi e që është në dëm të njerëzimit, në çfarëdo forme qoftë, sikur vërshimet, vullkanet, tajfunet, etj, të gjitha ndodhin si rezultat i gjynaheve të njerëzve. Allahu i madhërishëm në lidhje me këto fenomene thotë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.”(Kur’ani: Shura, 30). Kjo nënkupton se ne njerëzit meritojmë më shumë dënim, por Zoti me mëshirën dhe butësinë e vet nuk na dënon aq shumë sa të na shkatërrojë, por vetëm na qorton, respektivisht na e tërheq vërejtjen. Kur u dridh toka njëherë në kohën e kalifit Omer, ai mblodhi popullin, i këshilloi e në mes tjerash u tha: “O njerëz toka u dridh për shkak të gjynaheve tuaja, ndaj dijeni se nëse dridhet toka edhe njëherë unë do të ju përzë nga Medina, e nuk do ju lë të banoni në te”. Ndaj ishte traditë në mesin e muslimanëve të hershëm që kur dridhej toka t’i thoshin njëri tjetrit: Zoti po na tërheq vërejtjen.

Së këndejmi, fenomeni i tërmetit apo dridhjes së tokës është i hershëm në historinë njerëzore. Në këtë botë gjithherë ka pasur edhe dukuri tjera natyrore të cilat i kanë dëmtuar e shkatërruar njerëzimit pasi që gjithmonë në botë ka pasur njerëz të këqij, njerëz të cilët kanë bërë shumë mëkate e pa drejtësi. Ndaj, kur njerëzit e tepronin më mëkate e armiqësi i madhi Zot i shkatërronte pjesërisht apo plotësisht, varësisht siç meritonin, mu ashtu siç na informon Allahu për disa popuj që i shkatërroi me lloje të ndryshme dënimesh, ndër to edhe me tërmete e shafitje të tokës. Zoti i madhërishëm thotë: “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë e disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri ndonjë të padrejtë atyre, por ata i bënë të padrejtë vetes së tyre.”(Kur’ani: Ankebut, 40). Por meqë tani janë shtuar shumë mëkatet, janë larguar njerëzit nga rruga e Zotit, janë shtuar tërmetet dhe për çudi sa më shumë prishën njerëzit aq më shumë shtohen tërmetet derisa të bëhet kiameti. Mu për këtë, Muhamedi alejhiselam thotë: “Nuk do të bëhet kiameti derisa … të shtohen tërmetet”. E këto tërmete pa dyshim janë qortim dhe të njëjtën kohë edhe dënim dhe se ne meritojmë një gjë të këtillë, e si mos ta meritojmë dënimin ku nuk jemi askund të tokë të bukës, siç thotë populli ynë.

Nuk janë të rrallë ata që ndajnë me ne mendim të ngjashëm sa i përket tërmeteve. Kanë po kështu të njëjtat arsye. “E kemi lëshuar rrugën e Zotit!”– e pranojnë. Përhapja e dukurive negative është arsyeja kryesore. Kemi qenë një shoqëri më konzervative, kemi pasur vlera, kemi pasur një kulturë që megjithatë ka pasur një shpirt solidar, ndërsa sot nuk ka mbetur asgjë pothuajse nga këto që cekëm. Njerëzit sikur kanë betonuar shpirtrat e tyre. Janë shumë më pak humanë. Kanë lidhur çdo gjë për interesit. Respekti për prindërit mungon apo ka marrë kahe të gabuar. Familja si identitet është zbehur shumë. Njerëzit më nuk po zgjedhin mënyrën e fitimit të pasurisë. Për pasojë, edhe infektimi i shoqërisë, veçanërisht të rinjve, është duke marrë përmasa shqetësuese.

Këto dukuri dhe të liga sikurse nuk po ua vrasin veshin fare parisë sonë, përkundrazi atyre po ua vrasin veshin punët e hairit, po ua vret veshin shamia, xhamia dhe rinia e udhëzuar drejt rrugës së Zotit, deri tek ezani nga i cili ka vetëm hair e bereqet. Një numër i madh i tyre, për të mos thënë të gjithë, mundohen me çdo mënyrë që ta shkëpusin njeriun nga qielli, të manipulojnë me të siç donë dhe si të ju teket atyre, pavarësisht a është Zoti i kënaqur apo jo, me rëndësi neve po na duket mirë, qoftë ajo vepër aq e irrituar saqë as shtaza nuk e bënë, siç është rasti tek martesa me të njëjtën gjini. Si mos të përhapen tërmetet kur kemi hyqymet të hallakatur i cili vizion dhe qëllim kryesor ka karrigen apo postin, e asnjëherë dertin e dinit dhe të shoqërisë. Për karrige e pushtet prishen me Zotin lartë, por edhe me shokë e me miq që kanë qenë të pa ndarë deri me dje. Për interes lëshojnë parti e vizion, kalojnë nga njëra tek tjetra, bashkohen pasi të jenë sharë e rrahur në mes vete, gënjejnë, mashtrojnë, e çfarë jo tjetër vetëm e vetëm të realizojnë ato pak interesa të ngushta, ndërsa për dukuri negative e të liga tjera as që u intereson, letë kallet dynjaja dhe deti u bëftë kos -siç thotë populli një falë të urtë.

Pra Zoti e ka krijuar tokën që të na mbajë dhe të strehohemi në të, por shkak i ndërhyrjes së njeriut ajo po dridhet dhe po shkakton dëme. Jo vetëm kaq, por njeriu ka gisht edhe në shumë procese natyrore, si ndotja e ambientit, ndotja e ujërave të pijshëm ku vetëm 3% e tyre janë të pastër për pije. Pastaj gërmimi i xeheroreve të ndryshme dhe djegia e gazrave nëntokësore që mund të shkaktojnë shafitje, shkaktimi i zhurmave të mëdha, dëmtimi i shtresës së Ozonit me çka vije deri tek ngritja e temperaturave të larta dhe procese tjera dëmtuese për të cilat njeriu drejtpërdrejti është shkaktar dhe përgjegjës për to. Së këndejmi ndikimi i njeriut në natyrë është mjaft i madh, mu për këtë ai duhet të ketë kujdes të veçantë.

Allahu na përmirësoftë gjendjen tonë dhe na ruajt nga njerëzit e ligj, na vetëdijesoftë na udhëzoftë në rrugë të mbarë. Amin dhe deri javën tjetër me një temë tjetër selam alejkum

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit