Dy fëmijë kanë humbur jetën nga korenti që kanë shkaktuar dritat e bredhit të Vitit të Ri. Bëhet fjalë për një djalosh dy vjeçar dhe motren e tij një vjeçare. Tragjedia ka ndodhur në qytezen serbe Porodin, në familjen Jeremiq, shkruan gazeta serbe Blic.
Në momentin e tragjedisë, nëna e tyre ka qenë në stallë, duke ushqyer kafshët dhe zjarrin e ka vërejtur vetëm kur ka kapluar pjesën më të madhe të shtëpisë, transmeton Gazeta Lajm.
Ekziston edhe një version se djaloshi duke lozur ka hapur derën e shporetit, mirëpo është më pak i besueshëm.