2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Jeta është shumë e shkurtër për ndjenja të sëmura”. Këshilla të thjeshta për një ditë të mbarë

Më të lexuarat

Përpiquni të bëni të paktën tre njerëz që të buzëqeshin, çdo ditë.

Sigurohu që të marrësh pak kohë për veten tënde, për të menduar dhe ruajtur qetësinë. Uluni dhe rrini në heshtje për të paktën 10 minuta, përditë.
Thjeshtë ji vetvetja. Se çfarë mendojnë të tjerët për ty, kjo me të vërtetë që nuk është puna jote. Nuk të bëhet vonë.

Mos ki frikë të ëndërrosh gjëra të mëdha. Dhe ëndërro më shumë kur je zgjuar.

Fokusohu tek vetja, por jo tek të tjerët. Mos e harxho energjinë tënde të çmuar me thashetheme.
Ji i hapur dhe prano përgjigjet / mendimet e të tjerëve. Nuk është e thënë të fitosh çdo debat. Mund të biesh dakord për të mos qenë dakord.
Kalo më shumë kohë me më të mëdhenjtë dhe më të vegjlit. Kalo kohë me njerëzit mbi moshën 70 vjeç dhe nën moshën 6 vjeç.
Nuk është keq të jesh serioz për jetën, por sidoqoftë, relaksohu. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.
Fal. Gjithmonë fal. Jeta është shumë e shkurtër, për të harxhuar kohë duke urryer dikë. Kështu që, hiqi qafe këto ndjenja të sëmura.
Kalo pak kohë duke bërë ushtrime. Bëj 30 minuta vrap përditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit