-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Danas: Serbia pranon prefiksin +383 për Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, do të duhet që sot, në raundin e 15 të bisedimeve në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin.

Sipas burimeve të së përditshmes serbe, “Danas”, Beogradi ka pranuar që Kosova të ketë prefiksin e veçantë ndërkombëtar +383, i cili do të jetë i vetmi që në Kosovë do të mbetet në funksion pas vitit 2015, deri kur do të përdoret edhe prefiksi i Serbisë.

“Në qarqet diplomatike spekulohet se mund të shtyhet marrëveshje për energjetikën, nëse nuk përfshihet sistemi hidroenergjetik i Gazivodës, për të cilin, natyrisht duhet të bisedohet në kuadër të temës për furnizim me ujë”, shkruan “Danas”.

Beogradi, sipas “Danas”, ka pranuar që sistemi i transmisionit të energjisë në Kosovë të jetë në kuadër të KEK-ut. “Nga takimi i ri i dy kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, pritet që të sqarohen edhe ngecjet në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, shkruan “Danas”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit